Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mitrovica skena e përleshjeve të dhunshme të sebëve, shqiptarëve dhe paqeruajtësve që nga Shkurti, ka qenë relativisht e qetë që pak javëve të fundit. Por sot sërisht janë kthyer trazirat në urën kryesore të qyteti mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në zonat të dominuara nga serbët dhe shqiptarët etnik.
Trupat e Natos qëlluan me gaz lotsjellës për të vendosur qetësinë. Por forcat ndërkombëtare në Kosovë duke ju referuar një zhvillimi tjetër deklaron se ka filluar bashkëpunimin e saj me fshatarët serb në jug të krahinës. Bashkëpunimi me banorët e Sefçës ka rifilluar pas dorëzimit të një serbi që ishte ndaluar nga KFOR-i, për mbajtje armësh dhe që kishte arritur të shpëtonte.
Si pasojë e arrestimit të këtij përsoni që kishte dy granata në shtëpinë e tij, një turmë prej 150 serbësh kishte sulmuar ushtarët duke I dhënë mundësi personit të largohej. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Klaus Rejnhard deklaroi se bashkëpunimi me komunitetet lokale po vazhdon me gjithë dhunën në zona të caktuara./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari