Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mesazhi i ashpër i SHBA, ndaj liderve të Kosovës. Xhejms Rubin, zëdhënësi i departamentit të shtetit, ka deklaruar dje para gazetarëve në Prishtinë se qeveria amerikane nuk miraton udhëheqësit e Kosovës dhe i ka paralajmëruar ata kundër një konflikti të ri në Kosovën Lindore. Rubin tha se udhëheqësit amerikanë kanë punuar për të ndihmuar shqiptarët duke përmendur fushatën e Natos. Por sipas tij po ndihet vonesa e përgjigjigjes së shqiptarëve.

Me tone të ashpra Rubin ka deklaruar dje, “ne që kemi qenë përkrahësit më të mëdhenj, jemi zhgënjyer nga dështimi i udhëheqësve të jetës shqiptare në Kosovë, për të përdorur udhëheqjen e tyre. Mesazhi i Rubinit pasqyron shqetësimin e gjerë ndërkombëtar lidhur me vazhdimin e dhunës në Kosovën Lindore, 9 muaj pas dëbimit të serbëve.

Rubin shtoi se nuk dyshon se qeveria Jugosllave e Millosheviçit po shkakton probleme në rajon. Ndërkohë rreth 200 rezerviste serb dhe familjarët e tyre kanë kundërshtuar të mobilizoheshin në ushtri duke dëbuar përfaqësuesit e ushtrisë federale që kishin shkuar të mobilizonin banorët e krahinës. Kurrë më nuk do të shkojmë në luftë për Millosheviçin bërtisnin banorët, le të shkoj Marko thonin ata për djalin e presidentit Millosheviç./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj