Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, që do të zhvillohet të mërkurën në Vlorë, pritet që anëtar të këtij komiteti, deputet dhe kryetar të Partisë Socialiste në rrethe të kërkojnë votbesim për ministrat socialist. Nga ky votbesim pritet të përjashtohe kryeministri Ilir Meta.
Nga burime të sigurta pranë selisë rozë, mësohet se anëtarë të ndryshëm të KPD, janë në pritje të dëgjimit të raportit të sekretarit të përgjithshëm të PS Namik Dokle, mbi punën tre vjeçare të qeverisë. Ky raport do të lexohet të mërkurën në mbledhje.
Pritet që debatet të jenë të ashpra nëse në këtë raport nuk ka emra konkret ministrash të papërgjeshëm si dhe përgjegjësi konkrete. Sipas të njëjtit burim mësohet se anëtarët e KPD, të cilët janë ndeshur gjatë tre viteve të qeverisjes të Aleancës për Shtetin për probleme të pazgjidhura nga qeveria do të kërkojnë votbesim të ministrave socialist.
Ky propozimmi i tyre do të hidhet në votim dhe më pas në varësi të rezultatit të votimit do të vendoset nëse do të votbesohen ose jo ministrat socialist të kabinetit Meta./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari