Komisioni Qendror i Garancive Staturore ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2004 në Partinë Socialiste. Ashtu si dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar, çështja e përjashtimit të deputetëve anti-Nano, të cilët nuk morën pjesë në dy votime të rëndësishme të kuvendit, nuk është marrë në shqyrtim nga Komisioni Qendror i Selisë Rozë që garanton statutin e partisë. Sipas Kryetarit Mark Nikolli, Komisioni Qendror i Garancive Statutore ka marrë në shqyrtim ankesat rutinë të degëve të Partisë Socialiste në rrethe./tvklan.al