Lajme Arkiva 2003

Komisioni Qendror Zgjedhor është mbledhur për të vendosur për modelin e kutive të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e pritshme të tetorit.

Megjithëse ishte menduar se anëtarë të komisionit do të vendosnin brenda kësaj mbledhje për modelin që do të përdoret në këto zgjedhje, modeli i cili duhet të përmbushte rekomandimit të OSBE-së dhe ODIHR anëtarët socialist dhe ata opozitar nuk kanë rënë dakord të përzgjedhin një prej 10 modeleve të fletëve të votimit të prezantuara para komisionit.

Në fillim anëtarët socialistë kanë propozuar modelin 1, i cili është modeli që është përdorur edhe në zgjedhjet e fundit lokale ato të vitit 2000.

Sipas tyre kjo zgjidhje nuk do të rëndonte në koston e zgjedhjeve pasi kutitë janë gati. Ndërsa anëtarët opozitar të KQZ-së nuk kanë rënë dakord pasi sipas tyre kjo kuti nuk ka masat e duhura të sigurisë.

Më pas anëtarët demokrat kanë propozuar si variant më të përshtatshëm modelin 7 dhe 9. Modeli 7 ka përbërje plasitke, është transparent, rezistentë ndaj goditje dhe i paçmontueshëm me një kosto 10 mijë copë, 15.24 pound.

Ndërsa modeli 9 është prapë i ngjashëm me atë 7 dhe ka një kosto 18.75 Euro për 10 mijë copë dhe ka përmasa më të mëdha, por si zakonisht socialistët dhe opozitarët nuk kanë arritur të merren vesh dhe nuk kanë zgjedhur asnjë prej modeleve.

Për modelin përfundimtar të kutisë së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e tetorit, anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor do të vendosin në mbledhjen e tyre të ardhshme./tvklan.al