Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashpërson gjuhën ndaj të gjithë drejtuesve të njësive vendore, të cilët ende nuk kanë sjelle listat paraprake, numrin rendor që do të ketë çdo qendër votimi, si dhe të tjera modalitete që do të shërbejnë për mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Arben Ristani: “Nga 383 njësitë qeverisës vendore, 135 nuk i kanë prurë akoma këto të dhëna duke shkelur ligjin dhe udhëzimin e KQZ-së. Në zbatim të ligjit do të thërras një mbledhje tjetër të KQZ-së për të marrë masa administrative dhe për të shikuar dhe mundësinë e ndonjë kallëzimi penal sepse mund të ketë dhe element të shpërdorimit të detyrës”.

Por mbledhja e radhës së KQZ-së u shoqërua dhe nga debate mes palëve në lidhje me hedhjen e shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Sipas përfaqësuesve të opozitës në komision, shkresa e mbërritur nga kuvendi në lidhje me konfigurimet e koalicioneve rendit në kampin e partive opozitare PDK dhe PAD-në. Për këtë arsye me shumicë votash KQZ vendosi t’i kërkojë sërish Kuvendit që të përcaktojë konfigurimet e reja politike bazuar mbi koalicionet paraelektorale për zgjedhjet parlamentare të 2009./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro