Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ftuar zyrtarisht partitë politike të paraqesin vërejtjet e tyre të premten e ardhshme për projektin e ndarjes së zonave elektorale për zgjedhjet parlamentare të Qershorit. Debatet janë përqendruar në numrin mesatar të votuesve që do të zgjedhin nga 1 deputet në 100 zonat elektorale.

Partitë opozitare kanë vënë si kusht për pjesëmarrje në procesin elektoral të Qershorit rishikimin e listave të votuesve, ku sipas tyre janë përjashtuar mijëra qytetarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame