Lajme Arkiva 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hartoi një memorandum mirëkuptimi sipas të cilit edhe qeveria angazhohet të ndihmojë në përgatitjen e procesit zgjedhor. Në nenin 2 të këtij memorandumi thuhet se Këshilli i Ministrave mobilizohet të financoj procesin përgatitor zgjedhor.

Sipas vendimeve të KQZ si dhe siguron mbështetjen e menjëhershme me akte nënligjore për realizimin e procedurave të shpenzimeve buxhetore. Kryetari i këtij komisioni Ilirjan Celibashi shpjegoi se pas shumë vështirësive që ka hasur me prefektë të disa rretheve për hartimin e listave të zgjedhësve i ka propozuar qeverisë miratimin e një memorandumi të tillë.

Ilirjan Celibashi: Kontributi i qeverisë në përgatitjen ose në nxjerrjen e akteve nënligjore do të lidhet domosdoshmërish me një kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pa diskutim brenda skemës që u takon ose juridiksionit që qeveria ka në lidhje me çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Unë jam i sigurt në mënyrë absolute nuk do të kemi një angazhim më tepër se kaq nga qeveria apo edhe nga struktura që varen prej saj për këtë çështje.

Shkak kryesor sipas diskutimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qenë mos miratimi në parlament i ndryshimeve në kodi  zgjedhor, anëtarët e KQZ si dhe përfaqësuesit e partive politike pranë tij kanë apeluar që ky proces të përfundoj sa më parë në mënyrë që të mos rrezikohen zgjedhjet e ardhshëm të qeverisjes vendore./tvklan.al