Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve elektorale në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas hedhjes së shortit, Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, dërsa Partia Socialiste do jetë e pesta.

Partia “Lëvizja Bashkë” do të renditet e dyta, e cila pasohet nga ajo “Atdheu”, e ndjekur nga Partia “Koalicioni Euroatlantik” I Lulzim Bashës.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit:

  1. PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  2. Lëvizja Bashkë (Arlind Qori)
  3. Lëvizja Atdheu
  4. Koalicioni Euroatlantik (Basha)
  5. Partia Socialiste
  6. Nisma Shqipëria Bëhet
  7. Aleanca Kombëtare
  8. Aleanca Demokracia e Re
  9. Djathtas për Zhvillim (Alibeaj – Shehi)
  10. Mundësia
  11. PSD (Tom Doshi)

Tv Klan