Lajme Arkiva 2003
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Çelbashi kërkon 780 milionë lekë nga qeveria për të përballuar procesin e zgjedhjeve të tetorit. Duke u shprehur për Tv Klan pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me përfaqësuesin e qeverisë ministrin Blushi, kreu i institucionit që menaxhon votën deklaron se është detyrë e qeverisë ti përgjigjet financiarisht procesit zgjedhor dhe thjesht ti japë asistencë financiare siç u shpreh Blushi.
Ilirjan Çelbashi: Do konsideruar si asistencë, si ndihmë financiare, besoj që është një detyrim i qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht procesin zgjedhor dhe është autoriteti i komisionit qendror të zgjedhjeve që vendos për mënyrën se si shpenzohen këto para. KQZ-ja ka llogaritur koston e këtyre zgjedhjeve që shkon rreth 780 milionë Lekë dhe ja ka bërë me dije Kuvendit.
Ndërsa Ministri i Pushtetit Lokal në fjalën e tij theksin e vuri në faktin se faza e tanishme parazgjedhore kërkon doemos impenjimin e qeverisë e cila sipas Blushit do të mbështesë KQZ-në.
Ben Blushi: Në listën e zgjedhësve për të cilën ne kemi një detyrim ligjor për të asistuar me anë të zyrave të gjendjes civile në të gjitha njësitë. Komisionet lokale apo qendrore të zgjedhjeve ky qeveria është duke shqyrtuar, është në proces pra për të shqyrtuar asistencën financiare që do ti japi KQZ-së.
Sipas një meorandiumi të nënshkruar sot, Ministri i Pushteti Vendor Blushi merr përsipër realizimin e angazhimeve që dalin nga kjo marrëveshje për ministrinë që ai drejton si dhe për strukturat e saj nëpër rrethe./tvklan.al