Lajme Arkiva 2003
KQZ jep të dhënat e fundit mbi votimet e 12 Tetorit në bazë të rezultateve që kanë dorëzuar 303 Komisione Zonale të qeverisjes vendore në të gjithë Shqipërinë nga 384 gjithsej.
Kështu Partia Socialiste kryeson me 33.66% e ndjekur nga Partia Demokratike me 31.88% më pas vjen Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit me 5.53%, Partia Republikane me 3.68%, Partia Agrare Ambientaliste me 3.57%, Partia Demokracia Sociale me 3.08%, Partia Aleanca Demokratike me 3.06%, PBDNJ me 2.75%.
Më pas vijnë PLL dhe PDR dhe kështu me radhë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli gjithashtu rezultatet e katër njësive bashkiake të kryeqytetit.
Erton Sinani: Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore i njësisë bashkiakeTirana 2, fitues Përparim Bodinaku Partia Socialiste e Shqipërisë me 52.91%, Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore Tirana 6 është fitues Irfan Ali Dashi i Partisë Socialiste të Shqipërisë me 46.41%, Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore Tirana 8, pra për këtë njësi bashkiake fitues është Arben Zydi Tafaj me 48.65% i subjektit PD, PR, PBL. Minibashkia Tirana 9, fitues Luan Islam Zhegu Partia Socialiste e Shqipërisë 56.62%./tvklan.al