Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kalimin në seancë për ti shqyrtuar 37 nga 38 ankesat e Bindjes Demokratike, për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Edhe pse antarët e KQZ u shprehen se ky subjekt elektoral i ka bazuar pretendimet e tij vetem mbi gjetjet e vezhgueseve të tyre dhe jo prova e fakte siç ju kërkua, ata vendosën të nisin ditën e mërkurë shtyrtimin e ankimimeve.
Bindja Demokratike pretendon se ka shtim të fleteve të votimit si për kryetarët e bashkive ashtu dhe këshillat bashkiak.
Tv Klan