Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Të 118 kutitë e votimit janë dorëzuar tashmë në KZQV e Tiranës. Këtë fakt e bëri të ditur KQZ.

Erton Sinani:- “Nga 118 qendra votimi, vetëm në njërën, kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit nuk ka nënshkruar tabelën e rezultateve. Përsa i përket çështjes së listës së zgjedhësve, KQZ deklaron në mënyrë të prerë dhe përfundimtare, se nuk ka asnjë person të hequr nga KQZ në këtë listë. Të gjitha verifikimet e bëra nga ekspertët e OSBE-ODHIR dhe të prokurorisë, arrijnë në të njëjtin rezultat”.

E ndërkaq nesër në 30 Dhjetor, pritet që numërimi i fletëve të votimit të përfundojë dhe të shpallen rezultatet e zgjedhjeve për qeverisjen vendore në kryeqytet./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini