Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Miratohet pa kontestime në KQZ përbërja e komisioneve zonale për zgjedhjet vendore të Tetorit. PS e PD do të propozojnë nga dy përfaqësues, ndërsa dy anëtar të tjerë do të jenë përkatësisht të republikanëve dhe socialdemokratëve.
Gjithnjë sipas votave që partitë politike kanë marrë në zgjedhjet e shkuara vendore, përkatësia politike e anëtarit të 7-të të komisionit, i cili do të mbajë edhe postin e kryetarit, do të zgjidhet me short. Kjo pasi numri i krerëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në komisionet zonale në zgjedhjet e vitit 2000, ka qenë i barabartë./tvklan.al