Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komision i Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të merrte një vendim për hartimin e listave të zgjedhësve. Në mbledhjen e tij, anëtarët diskutuan për regjistrimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore.

Anëtari i KQZ Dod Prenga nuk ishte dakord që listat e zgjedhjeve të datës 12.10.2003, të ishin mënyra e vetme, për të riformuluar listat e këtij viti. Në lidhje me këtë, drejtori i drejtorisë së regjistrit zoti Petrit Gjokutaj shprehet:

Petrit Gjokutaj: “Formularët janë përcaktuar në ligj. Një formular është që do të jenë ata shtetas që e kanë qendrën e votimit atje ku kanë edhe regjistrin themeltar dhe formulari tjetër do të jetë ata shtetas që qendrën e votimit nuk e kanë në atë njësi ku kanë regjistrimin në regjistrin themeltar. Siç u diskutua në KQZ, nuk u definua.”

Në fund u vendos, që formulimi i listave të zgjedhësve të shtyhet për në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al