Komisioni kombëtar i zonave elektorale ka publikuar hartën e re të ndarjes së Shqipërisë në 100 zona ku do të zgjidhen në qershor deputetët e rinj të Parlamentit. Përfaqësuesit e Bashkimit për Demokraci nëpërmjet një deklarate kundërshtuan projektin i cili sipas tyre është realizuar pa marrë në konsideratë vërejtjet e partive.
Në bazë të qarqeve, në qarkun e Tiranës do të zgjidhen 19 deputetë, në qarkun e Fierit 12 deputetë. Në qarkun e Elbasanit 11 deputetë, në Korçë dhe në Vlorë 9 deputetë, në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës nga 8 deputetë. Në qarkun e Beratit 7 deputetë, në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës nga 5 deputetë, në qarkun e Gjirkastrës 4 deputetë dhe në qarkun e Kukësit 3 deputetë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame