Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kredia e Bankës Islamike prej 8 milion dollarësh që do të shërbejë për ngritjen e tre ujësjellësve, në zonën e veriut është zhbllokuar më së fundi. Në bazë të një marrëveshje të huas ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike të Zhvillimit, për projektin e furnizimit me ujë të pijshëm të fshatrave, kjo kredi qëndronte e bllokuar për mëse pesë vjetësh.

Pas rikthimit disa herë të projekteve, sot është firmosur edhe marrëveshja midis Ministrit të Punëve Publike Spartak Poçi dhe kontraktorëve, ku punimet pritet të fillojnë në datën 1 Qershor. 8 milion dollarë do të përfshijnë 3 seksione të ujit të pijshëm në Bajzë, Rrëshen dhe Klos./tvklan.al