Rusia tha sot se vendimi i Bashkimit Evropian për të mos njohur Alexander Lukashenko si president të ligjshëm të Bjellorusisë, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe përbën një ndërhyrje indirekte në punët e brendshme të vendit.

Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, u betua si President të mërkurën në një ceremoni sekrete pas disa javësh protestash të mëdha kundër tij.

Ai deklaroi një fitore të madhe në zgjedhje muajin e kaluar, që nuk u pranua si reale dhe u rëndua me akuza të manipulimit të votave, të cilat janë mohuar nga ana e tij.

Rusia është një aleat i ngushtë i Bjellorusisë dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi për mediat se vendimi i BE-së për të mos e njohur Lukashenkon si president, mund të komplikojë dialogun BE- Bjellorusi, por nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në lidhjet e Bjellorusisë me Moskën. /tvklan.al