22 Nëntori i këtij viti, që shënjon ngjarjen e rëndësishme atë të njehsimit të alfabetit shqip, për të parën herë në Shqipëri po celebrohet si festë zyrtare.

Në këtë ditë, që përkujton ngjarjen e krijimit të ABC-së që më pas i hapi rrugën edhe shtetformimit shqiptar, nuk munguan urimet nga politikanët.

Presidenti i Shtetit zgjodhi ta kujtonte nga Kavaja teksa takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, me besimin që ky aktivitet do të ktheht në traditë.

“Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.”

Ndërsa Kryeministri zgjodhi ta përshëndeste Ditën e Alfabetit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë të mrekullueshme, të gjithë shqiptarëve kudo janë dhe u prehshin në paqe e me lavdi të gjithë luftëtarët e paepur për shpëtimin, mbrojtjen dhe kultivimin e saj, ndër të cilët zotnitë e Alfabetit tonë, 36 anëtarët e Kongresit të Manastirit, shkëlqejnë si yje të pashuajtshëm në Altarin e Kombit”.

116 vite më parë në Manastir në Maqedonin e Veriut, gjuhëtarët pas disa javëve punime, zgjodhën që shqipatërt të ruanin dhe shkruanin Gjuhën Shqipe, përmes alfabetit që gëzojmë sot.

Tv Klan