Reformat po çojnë në uljen e korrupsionit
Ndryshe nga sa vlerëson Banka Botërore në raportin e saj të publikuar 2 ditë më parë për klimën e biznesit dhe korrupsion në Shqipëri, kreu i BERZH, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në një prononcim nga Forumi Ekonomik i Davosit, Suma Chakrabarti i sheh reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si efektiva për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, por dhe uljes së korrpusionit.
“Qeverisja është shumë e rëndësishme për çdo shtet dhe unë mendoj se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë Rama. Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë, është qeverisje më e mirë, reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online. Dhe kjo është diçka e mire sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit”.
Chakrabarti vlerëson dhe bashkëpunimin që BERZH ka patur me qeverinë shqiptare dhe kjo e fundit sipas tij po shkon në drejtimin e duhur për ta bërë vendin me atraktiv për investimet e huaja.
“Nëse shohim punën që ne kemi bërë me Shqipërinë duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zotin Rama para disa vitesh, krijuam një Këshill Investimesh, ndërsa klime e investimeve është përmirësuar, sepse këshilli ka hartuar shumë rekomandime dhe të gjitha janë zbatuar. Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur”.
Në raportin e Bankës Botërore, i cili vlerëson çdo 6 vjet ecurinë e sipërmarrjeve në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore thuhet se 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit.
Tv Klan