Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Numri një i Këshillit të Europës, lordi Rusell Johnson, ka mbërritur në Tiranë në përpjekje për të nxitur politikanët shqiptarë, të realizojnë zgjedhje të qeta dhe të ndershme në Qershor. Takimin e parë Rusell Johnson e zhvilloi me ambasadorët e grupit Miqtë e Shqipërisë, Gert Ahrens, Grunet, Pereti etj.

Këshilli i Europës shpreson që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mos kontestohen dhe reformat demokratike të vazhdojnë, u shpreh lordi Rusell Johnson. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KE është pritur nga kryeparlamentari Skënder Gjinushi. KE do të sjellë një numër të madh vëzhguesish në të dy raundet e votimit. Vëzhguesit europian do të bëjnë vlerësimin përfundimtar për ecurinë e votimeve.

Kryeparlamentari Gjinushi e njohu kreun e KE me ndryshimet e pritshme në kodin elektoral dhe me procesin e verifikimit të listave të votuesve. Rasell Jonson do të zhvillojë takime edhe me liderët e politikës shqiptare dhe drejtuesit e KQZ./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame