Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore, në seancat e trajnimit. Këto seanca janë zhvilluar disa ditë më parë, por pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Ilirjan Celibashi:- “Në disa bashki dhe komuna janë konstatuar mangësi në pjesëmarrje dhe për këtë arsye KQZ ka kërkuar, ose ka insistuar dhe është duke përgatitur që ditën e hënë, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, të zhvillojë një seancë tjetër trajnimi. Ne shfrytëzojmë rastin që nëpërmjet ekraneve tuaja, t’u bëjmë thirrje anëtarëve të komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore të të gjithë republikës, që të marrin pjesë në këto trajnime, njëkohësisht kërkojmë që t’u bëjmë thirrje dhe partive politike, të cilat kanë anëtarë në këto komisione, që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre që të marrin pjesë në këto trajnime”./tvklan.al