Në një prononcim për Tv Klan, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka deklaruar se numërimi po ecën normalisht, me përjashtim të disa KZAZ-ve që kanë ndërprerë punën për të pushuar.

Sa i përket përfundimit të numërimit të votave, Zguri theksoi se shpreson që të ndodhë sot në orën 22:00, që është edhe orari ligjor.

“KQZ po monitoron rast pas rasti në gjithë territorin çdo KZAZ ku po kryhet procedura e numërimit të votave. Në 28 KZAZ ka përfunduar plotësisht numërimi në 9 prej tyre është e bllokuar. Tre nga KZAZ-të kanë marrë kohë të konsiderueshme, kanë ndërprerë procedurën me numërimin e votave dhe kanë shkuar për të votuar. KZAZ-të duhet të rikthehen urgjentisht. Për përfundimin e numërimit, shpresoj që të kapim orën ligjore ora 22:00 e datës së sotme. Nuk kanë ngelur edhe shumë qendra votimi për t’u numëruar.

Të shpresojmë që vërteë në orën 22:00 të përfundojë numërimi i votave. Mundet që subjektet zgjedhore që janë të pakënaqura mund të kemi ankimime, që vijnë në KQZ dhe nëse subjektet zgjedhore përsëri do jenë të pakënaqur, kanë të drejtën e tyre për t’ju drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Minimalisht mund të shkojë edhe dy javë”,

tha Klement Zguri për Tv Klan.

/tvklan.al