Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta garantoi nga qyteti i Korçës, se partia e tij ka një plan veprimi për ta nxjerrë vendin nga kriza. Gjatë një takimi të zhvilluar me qindra simpatizantë dhe mbështetës së LSI-së, Meta tha, se nevojitet një lidership i ri për ta shpëtuar shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe ekonominë.

Sipas tij “Plani për veprim” i LSI-së synon të hapë 100 mijë vende të reja pune në katër vitet e ardhshme.

Ilir Meta: “Kemi një plan konkret për t’iu ofruar punë të gjithë shqiptarëve dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre nga keqqeverisja dhe nga varfëria që cënon ata çdo ditë. Ilir Meta dhe LSI kanë një plan konkret për të shpëtuar bujqësinë, për ta ngritur atë në këmbë, për ta kthyer atë në një faktor të fuqishëm të rritjes dhe prodhimit vendas dhe në dobi të mirëqenies së gjithë fermerëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.”

Meta i ftoi qytetaret korçarë që të votojnë pro alternatives së LSI-së, dhe kandidatëve të kësaj partie, që kryesohen në qarkun e Korçës nga sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro