Gazetarja: “Mësohet se në orët e pasdites kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Osmo Lipponen ka dhënë dorëheqjen. Një vendim i tillë i kreut te OSBE-së vjen vetëm disa ditë pas polemikave që ligji i pronave shkaktoi në ambientet politke. Ky ligj u hartua me asistencën e OSBE-së.”
Burime brenda OSBE-së deklarojnë se finlandezi Lipponen largohet për t’u emëruar si Konsull i Përgjithshëm i Finlandës në New York. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se arsyet e vërteta të largimit janë pakënaqësitë e shkatuara në ambientet politike shqiptare. OSBE-ja ka qenë në qendër të polemikave për shkak të ndërhyrjeve të saj në asistencën e dhënë për kodin zgjedhor dhe ligjin e pronave. Sulmi më i fundit ndaj Lipponen u bë kohët e fundit nga numri dy i partisë në pushtet Gramoz Ruçi. /tvklan.al