Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Socialiste duhet të heqë dorë nga mashtrimi që bënë, përmes prerjes së shiritave në prag fushatash për të rimarrë votat. Kështu është thënë në aktivin e Partisë Demokrate dega e Kukësit, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie Genc Pollo.

Veç problemeve organizative dhe financiare, diskutuesit kanë marrë fjalën dhe kanë ngritur zërin, kundër politikës që po ndjek aktualisht PS. Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i PDr Pollo, ka përmendur planet afatgjata të qeverisë deri në vitin 2015, por që duke i vënë përballë mandatit të qeverisjes që ata kanë bërë deri tani, maksimumi i tyre është arrijnë deri në vitin 2005 është shprehur Pollo.

Genc Pollo:- “Ne synojmë, që të përgatitemi fort dhe jo vetëm të marrim vota për vota, por të sjellim alternativa reale. Në fund të fundit, zgjedhjet për pushtetin lokal nuk duhet të ngatërrohen me zgjedhjet parlamentare”.

Ndërkohë që për aleancat mes të djathtëve Pollo është shprehur, se është akoma herët për të folur për shanset e një koalicioni të së djathtës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti