Çështjet e mjedisit do të diskutohen dhe marrin zgjidhje nga Koalicioni Kombëtar për Mjedisin, i cili ngrihet për herë të parë në vendin tonë.
Si një nga anëtarët e këtij koalicioni Zv/Ministri i Mjedisit, Taulant Bino, u shpreh se problemet mjedisore tashme janë më karakter urban, ndaj koalicioni i krijuar është një domosdoshmëri.
Taulant Bino: “Problemet e mjedisit janë gjithnjë e më tepër probleme urbane, sepse sot disa nga qytetet tona lëngojnë nga problemet mjedisore, ndërkohë që rrethohen nga një natyrë e vlerësuar. Një proces ku ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm është ai i legjislacionit horizontal, përfshirë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe kryerjen me cilësi të vlerësimit të tij në mjedis”.
Koalicioni Kombëtar për mjedisin përbëhet nga përfaqësues të politikës, shoqatave jo qeveritare dhe përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile./tvklan.al