Krimi i organizuar shqiptar i ka kaluar kufijtë. Arrestimi i një prej grupeve shqiptare që drejtonte trafikun e drogës në disa shtete të Europës tregojnë se sa shtrirje gjeografike ka marrë krimi i organizuar, por dhe sesa efiçent do të jetë hetimi paralel mes shteteve në goditjen e tij.
Një prej problemeve që rrjedhin pas këtij lajmi është sekuestrimi i parave që rrjedh nga krimi, si dhe përdorimi i tyre për t’i bërë bisht një gjykimi penal ndaj dënimit. Pasuri të konsiderueshme të këtyre organizatave qëndrojnë shpesh të paevidentuara të fshehura jashtë kufijve.
Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani pohon se që prej botimit të tij, Kodi Penal nuk njeh ndryshime, duke qenë prapa krimit dhe prefeksionit të tij.
Bujar Nishani: “Ligji i quajtur antimafia apo ai për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga organizata kriminale për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale është një nga hapat më të rëndësishëm që ne kemi hedhur në legjislacionin tonë për konsolidimin të sistemit penal dhe forcimin kryesisht të procedurave civile të sekuestrimit të këtyre pasurive dhe së dyti është një nga garancitë e rëndësishme që në tërësi sistemi iu ofron partnerëve të saj europianë në ato kritere dhe në ato kondicione të garancive që ne duhet të japim, në fund të fundit për të marrë aprovimin e shoqërisë europiane për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në hapësirën europiane.”
Për herë të parë një organizatë kriminale që vepronte në disa shtete do të hetohet nga prokuroria shqiptare me ligjin e ri antimafia.
Bujar Nishani: “Në momentet që dokumentohet një aktivitet kriminal nga ana e organeve të drejtësisë padyshim sekuestrimi dhe heqja e mundësisë të përdorimit të aseteve ekonomike financiare të përfituara në mënyrë kriminale, por pse jo për t’u përdorur pastaj për t’i ikur shpëtimit të drejtësisë është një arritje shumë e madhe sepse në fund të fundit i shërben bërjes së drejtësisë, rritjes së sigurisë, goditjes reale dhe në mënyrë efiçente të grupeve kriminale.”/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani