SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pasuritë janë të 5 personave të cilët janë akuzuar nga autoritetet e drejtësisë në Belgjikë për organizatë kriminale me qëllimin trafikun ndërkombetar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

SPAK thotë se nga hetimi rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme.

Pasuritë janë apartamente në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe Tiranë, truall, garazhe, makina, llogari bankare me 3.1 milionë lekë dhe 12 mijë euro.

Klan News