Kristjan Asllani shënoi golin e parë sezonal me Interin. Mesfushori shqiptar realizoi në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Udinezes.
23-vjeçari ekzekutoi në perfeksion një goditje nga këndi direkte në portë, për të kapur të papërgatitur portierin.
Gol tepër i bukur nga ana e futbollistit kuqezi, që është shndërruar në një element tepër cilësor për Interin.
Klan News