Titullar në ndeshjen ndaj Veronas, Kristjan Asllani e la shenjën e tij në fitoren 5-0. Mesfushori ishte i vlefshëm për skuadrën por dha edhe asist për golin e katërt. Me paraqitjen e bërë, ai u përfshi në formacionin ideal të Javës së 13-të të Serie A. Mesfushori shqiptar zëvendësoj siç duhet të dëmtuarin Çalhanollu, dhe u vlerësua me notën 8.

Ky vlerësim për lojën e tij, mund t’i sigurojë asllanit edhe një pozicion titullar të përhershëm. E sigurtë është që ai tashmë do të konsiderohet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Pika e tij e fortë janë pasimet dhe vizioni që ka për lojën duke i shërbyer repartit të sulmit.

Kompania e statistikave “WhoScored” e ka vemdosur 22-vjeçarin shqiptar krah emrave më të rëndësishëm të futbollit italian. Kristjan Asllani është pjesë e Interit që prej sezonit 2022-2023. Këtë vit ai ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij për të siguruar vend titullari, ose oferta bindëse nga klubet e tjera.

Tv Klan