Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Qeveria kërkon mbajtje të rezervave të naftës dhe gazit për shkak të krizës së çmimeve të karburanteve. Përmes një vendimi qeverie detyrohen të gjithë rafineritë e naftës, instalimet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre të mbajnë rezerva sigurie për karburantet, për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar.

Qeveria e cilëson kritike situatën e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregun vendas dhe ndërmerr këtë masë me qëllim përballimin e vështirësive në kohë krize. Kriza e karburanteve sipas qëndrimit të qeverisë, mund të ketë ndikim në të gjithë ekonominë e vendit.

Çmimi i naftës është rritur me 15% vetëm në dy muajt e fundit ndërsa që prej fillimit të vitit çmimi i naftës në tregun vendas është rritur me 35%. Rritje e çmimi ka pësuar në rritje të normave të tregjeve ndërkombëtare edhe nafta e vendit ARMO. Importuesit e naftës i kanë kërkuar qeverisë aplikimin e akcizës fikse për naftën për të ulur çmimin. Një kërkesë e tillë do të shqyrtohet në paketën e taksave për vitin e ardhshëm.

Ministri i Ekonomisë Angjeli ka përkrahur ngrirjen e përkohshme të akcizës për shkak të krizës së çmimeve. Ndërsa çmimi i naftës në tregjet vendase, ka arritur 99 lekë për litër, importuesit e karburanteve paralajmërojnë rritje të çmimit edhe për gazin e lëngshëm gjatë muajve të dimrit./tvklan.al