Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Fushata elektorale e Partisë Socialiste pritet të nisë në një klimë më të tensionuara se në zgjedhjet e kaluara. Kjo jo vetëm për faktin se mazhorancën socialiste nuk do ta shoqërojnë kësaj radhe aleatët e përhershëm të koalicionit, por dhe sepse dy liderët kryesor Nano-Meta, tashmë kanë vetëshpallur luftën mes tyre.

Pavarësisht nga kjo, sekretari për marrëdhëniet me publikun Bardhyl Agasi shprehet, se PS edhe kësaj radhe do të tregojë unitet, të paktën deri në zgjedhje. Sipas tij, beteja kryesore do t’i mbetet më pas kongresit të PS.

Bardhyl Agasi:- “Unë në fjalën së bashku shikojë, që të gjithë ne do të jemi shpërndarë nëpër rrethe dhe pavarësisht se Meta mund të ndodhet në Gjirokastër dhe Nano mund të ndodhet në Shkodër, apo Dibër, e Ruçi mund të ndodhet në Skrapar etj, por të gjithë jemi pjsë përbërëse të fushatës. E rëndësishme është që tek baza e partisë tani për tani është e angazhuar vetëm për zgjedhjet e pushtetit vendor, pas taj pas fitores së zgjedhjeve, sigurisht ne kemi një ngjarje jashtëzakonisht të madhe, siç është majta e kongresit dhe unë jam i sigurt që dhe kongresi do dëshmojë që përsëri PS është forca më demokratike në Shqipëri. Aleatët e pushtetit vendor nuk i kemi kundërshtarë në fushatën zgjedhore, janë konkurrentë por jo kundërshtarë”.

Këto polemika do të shoqërojnë dhe mbledhjen e kryesisë së PS, e cila pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, me t’u kthyer kryeministri shqiptar në atdhe./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj