Kroacia pritet të mbajë këtë të dielë zgjedhjet presidenciale. Zoran Milanović shihet si favorit përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës, megjithëse ai nuk ka gjasa të korrë një fitore të plotë. Nëse asnjë nga tetë pretendentët nuk fiton më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë, një balotazh do të mbahet më 12 Janar.
Milanoviç ka qenë një kritik i ashpër i kryeministrit aktual Andrej Plenković dhe ka fituar zgjedhjet presidenciale në Janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve. Partia Bashkimi Demokratik e Plenkovićit ka mbështetur pediatrin Dragan Primorac për presidencën. Primorac e ka konsideruar Milanović si përçarës.
Një sondazh i publikuar javën e kaluar tregoi se presidenti aktual Zoran Milanović ka një epërsi prej gati 39% në krahasim me rreth 23% për rivalin e tij më të afërt, Dragan Primorać.
Milanović ka kritikuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe shpesh ka insistuar që Kroacia nuk duhet të mbajë anën e BE. Ai gjithashtu ka bllokuar gjithashtu pjesëmarrjen e Kroacisë në një mision stërvitor të udhëhequr nga NATO për Ukrainën, duke deklaruar se asnjë ushtar kroat nuk do të marrë pjesë në luftën e dikujt tjetër.
Klan News