Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ura e Tabakëve e ndërtuar në shekullin e XVIII, do t’i nënshtrohet një procesi rikonstruktimi. Kryebashkiaku Edi Rama ka marrë pjesë paradite në inaugurimin e fillimit të punimeve për kthimin e kësaj ure në identitet.
Edi Rama:- “Pasi kemi përgatitur gjithë bazën për të nisur këtë punë, e cila do t’i kthejë Tiranës urën e famshme të Tabakëve, në shkëlqimin e vetë më spektakolar. Jemi në gjendje të fillojmë nga puna, e cila do të shtrihet në gjithë rrugën e Tabakëve, që do të kthehet në një rrugë këmbësorësh dhe do të përfundojë tek sheshi ku është ngritur flamuri. Natyrisht kjo është Tirona jonë dhe duhet t’ia bëjmë yzmetin, siç thonë dhe dy miqtë e mi, të cilët po e bëjnë këtë punë Sali Allmuça dhe Sul Dashi, dy tironca me pusa me carac”.
Ura e Tabakëve ka shërbyer deri në fund të viteve 30, për të lidhur dy anët e Lanës, më pas kur lumi mori një drejtim të ri, kjo urë mori vlerat e një monumenti kulture, e cila dëshmon për punën e madhe të mjeshtreve popullor tiranas./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka