Shqipërinë do ta kthejmë ne një superfuqi energjetike. Ky ka qene premtimi i kryeministrit Berisha dhënë ne Bushat ne inaugurimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit te Ashtës, një investim ky i kompanisë austriake, Verbund, prej 160 milion euro.
Sipas kreut te qeverise hidrocentrali i Ashtës do te përfundojë brenda 40 muajve dhe pritet te furnizoje me energji elektrike me shume se 100.000 familje.
Duke e konsideruar një vepër madhore ndërtimin tij, shefi i ekzekutivit ka ironizuar zërat e opozitës, sipas te cilëve qeveria po planifikon për ndërtimin e një centrali nuklear ne Shkodër.
Sali Berisha: “Sot është një ditë e madhe për Bushatin, Vaun e Dejës, Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Kompania Verbund ka marrë përsipër të ndërtojë dhe të sjellë këtu teknologjinë më të avancuar, teknologjinë më të mirë, ta përfundoj hidrocentralin për 40 muaj dhe të bashkohet me sistemin energjetik shqiptar. Projekti i këtij hidrocentrali është një projekt i mrekullueshëm, i cili respekton në mënyrën më të shkëlqyer ekologjinë dhe ujërat e këtij rajoni. Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës ky ka qenë centrali nuklear që Sali Berisha do të ndërtonte për Shkodrën”.
Për kryeministrin Berisha, ky është vetëm fillimi i Shqipërisë superfuqi energjetike. Sipas numrit një te qeverisë HEC-i i Ashtës është pjese e 104 hidrocentraleve qe do te fillojnë nga ndërtimi ne mbare vendin brenda një viti.
Sali Berisha: “Sot ne hapim siparin e fillimit të punimeve jo në një, 10 apo 30, por në 104 hidrocentrale, të cilët do të fillojë brenda një viti ndërtimet e tyre. Finalizuam dhe janë në finalizim kontratat, 60 kontrata për një total prej 104 hidrocentralesh. Me një kapacitet prodhues të marra së bashku 1000 megavat me një investim tërësor prej 2.2 miliard eurosh.”
Përfaqësuesi i kompanisë “Verbund”, Christian Kern tha se “Ashta” është një projekt sfidues për ekonominë energjetike.
Sipas tij për here te pare ne Evrope do te vihet ne përdorim teknologjia hidro-matriks, nje nga energjitë me te pastra të prodhuara deri më sot.
Christian Kern: “Kjo është një ngjarje e madhe dhe një dite shume e rëndësishme, pasi ky hidrocentral do te furnizoje me energji elektrike te gjithë vendin. Ashta është sfidues për ekonominë energjetike, pasi energjia qe do te prodhohet do te jete e pastër dhe do te kontribuoje ne mbrojtjen e mjedisit. Ky hidrocentral është konform standardeve evropiane.”
Ndërtimi i 104 hidrocentraleve ne mbare vendin për kryeministrin Berisha do te thotë reduktim i papunësisë ne vend, pasi përmes këtyre veprave qeveria, tha Berisha, synon te punësojë 60 mije persona.
Sali Berisha: “Ju garantoj ju se minimumi i të punësuarve në tokë do të jetë së paku 60 mijë punonjës në Shqipëri. Punësimi do të jetë objektivi numër një i qeverisë sime katër vitet që vijnë. Gjatë katër viteve Shqipëria do të ketë një papunësi me te ulet se mesatarja e vendeve anëtarë të te BE-se. Këto janë disa nga projektet tona dhe vetëm disa nga projektet tona për të shndërruar Shqipërinë në superfuqi të vërtet rajonale energjetike.”
Gjate vizitës se tij ne komunën e Bushatit kryeministri Berisha shoqërohej nga Ministri i Energjetikes, Genc Ruli.
Ne ceremoninë e inaugurimit ishte i ftuar dhe ambasadori austriak, Klaus Derkowitsch dhe ne mbyllje te takimit me banoret e komunës se Bushatit shefi i qeverise u ndal tek zgjedhjet, duke i garantuar ata se e djathta po ecën e sigurt drejt fitores se 28 Qershorit.
Sali Berisha: “Po ecim drejt zgjedhjeve, drejt fitores së sigurt”./tvklan.al