Përpos angazhimeve te tjera, kryeministri Berisha te shtunën paradite ka gjetur kohen për te vizituar panairin e 12 te librit.

Duke u ndalur pothuajse ne te gjitha stendat e shtëpive botuese, kreu i ekzekutivit nuk ka ngurruar te shpenzojë një shume te konsiderueshme parash për te pasuruar bibliotekën personale me botimet me te reja ne treg.

Gjatë takimit me botuesit Berisha ka premtuar mbështetjen e pakursyer te qeverise për ta.

Sali Berisha: “Është një ngjarje shumë e madhe. I garantoj botuesit dhe në tërësi botën e letrave se qeveria do të përpiqet të përshtasë një qëndrim sa më lehtësues për veprimtarinë e tyre të pazëvendësueshme”.

Kryeministri Berisha për here te pare ka zbuluar një ane te panjohur te jetës se tij, pasionin për poezinë, madje dhe tentativën tij për te hedhur ne letër vargje te këtij zhanri.

Sali Berisha: “Nuk mund të mohoj se momentet më të veçanta në raport me letërsinë i kam atëherë kur mundem të lexoj poezi. Kjo dashuri për poezinë pothuajse e lindur, jo e lindur, por pothuajse e lindur. Pse? Sepse në fëmijërinë time të hershme fillova të shkruaja shumë poezi dhe konstatoja se ato ishin mediokre dhe fakti që unë arrita të mos shkruaj më, t’ia ndaloj vetes të shkruarin për të dalë nga mediokriteti ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime, por kjo më shtoi dashurinë, ma shumëfishoi dashurinë për poezinë mbrapa”.

Mes botueseve, shkrimtareve dhe vizitorëve te shumte të panairit te librit u vu re këtë paradite te shtune dhe prania e ish-presidentit Moisiu, i cili vjen ne këtë edicion te 12 si autori i dorëshkrimit mes Nanos dhe Berishës.

Por ndërsa ka patur kurajën te hedhë ne letër marrëdhëniet e tij te fshehta me ish-kryeministrin dhe kryeministrin aktual , ish- kreu i shtetit nuk ka arritur ta gjejë këtë kurajë për t’i dhënë dorën drejtpërdrejt një prej personazheve kryesor te librit te tij kreut te mazhorancës Sali Berisha.

Moisiu i është shmangur kësaj përballje duke qëndruar pas stendave ne pritje te largimit te kryeministrit Berisha.

Edicioni i sivjetëm i panairit mbarëshqiptar te librit do te vijojë te jete i hapur edhe gjate ditës se nesërme./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka