E njohur si nga zonat me te frekuentuara për turizmin malor Voskopoja do te ketë shpejt edhe rrugën e re.
600 milion leke janë parashikuar nga buxheti i shtetit për këtë investim, qe sikundër tha kryeministri Sali Berisha ne ceremoninë qe shënoi fillimin e punimeve do ta shndërrojë zonën ne një nga qendrat me te preferuara prej turisteve.
Sali Berisha: “Por Voskopoja meriton dhe do të ketë sa më parë infrastrukturën evropiane në mënyrë që turistë nga e gjithë Evropa të vijnë ta vizitojnë dhe të shohin këtu një vend, i cili gërsheton si trashëgiminë mahnitëse kulturore dhe fetare, ashtu dhe zhvillimin e sotëm.”
600 milion leket e këtij investimi i shtohen shifrës prej 150 milion te tjera, para këto te hedhura si projekte kryesisht ne përmirësimin e infrastrukturës ne këtë zone.
Qeverisja e socialisteve ne tete vjet ka investuar ne këtë zone vetëm 5 milion leke. Kryeministri tha se qeveria që drejton mbetet e vendosur te financoje e te zbatoje te gjitha projektet e qeverisjes lokale ne Voskopojë si dhe gjithë rajonin e Korçës duke vene ne funksion te plote pasuritë e shumta te zonës.
Sali Berisha: “Ne nuk duam, nuk kemi territor për të braktisur. Zoti e ka bërë të bukur këtë vend. I ka dhënë pasuri të mëdha. Ne do bëjmë çdo gjë që këto pasuri që flenë t’i kthejmë në vlera për ju, vlera për fëmijët tuaj, vlerat për brezat që vijnë. Ne kemi ndryshuar Shqipërinë sepse në një luftë të pamëshirë me varfërinë. Ne kemi nxjerrë brenda katër viteve mbi 400 mijë shqiptarë nga varfëria, të cilët jetonin me një dhe me më pak se dy dollarë në ditë dhe sot të 400 mijë jetojnë me mbi dy dollarë në ditë. Vetëm në muajin Maj me dyfishimin e pensioneve 170 mijë pensionistë në fshat që merrnin deri në dy dollarë në ditë, marrin rreth 2.2 dollarë në ditë. Iu jap fjalën e nderit atyre se do të kapin pensionet e qytetit.”
Kryeministri garantoi banoret se do te udhëheqë ne rast fitoreje ne 28 Qershor një alternative qe ka ne thelb interesat e shqiptareve.
Sali Berisha: “Le të bashkohemi ne rreth interesave tona fisnike, rreth qëllimeve tona të mëdha, qëllimeve më të mira për veten tonë, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Le t’u lëmë opozitës bilbilat, boritë, trillimet, mashtrimet. Në këtë fushatë nuk kam ndërmend të merrem me të dhe a e dini pse? Vëllezër, çfarëdo që të them unë për të, çfarëdo që t’i bëj unë atij kurrë nuk mund t’i bëj ato që ai i ka bërë vetes së tij. Jemi dakord?”
Kryeministri foli për asfaltim te rrugëve sidomos ne zonat rurale, ujë te pijshëm 24 ore ne çdo shtëpi./tvklan.al