Kryeministri Berisha ka paraqitur programin e qeverisë së integrimit për katër vitet e ardhshme në parlament, ku opozita nuk mori pjesë. Në qendër të këtij programi qëndrojnë anëtarësimi i Shqipërisë në BE si dhe liberalizimi i vizave.
Sipas kryeministrit Berisha një nga prioritetet ka për të qenë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila në 4 vite u godit rëndë në Shqipëri.
Në fjalën e tij kryeministri ka theksuar se rritja e ekonomisë mbetet një tjetër zotim i qeverisë së integrimit. Ai ka deklaruar, se ekonomia shqiptare është e vogël dhe dinamike dhe po bëhet gjithmonë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj.
Sali Berisha: “Ndërtimi i Shqipërisë Europiane kërkon që ekonomia shqiptare të vrapojë, si kushti më kryesor për të garantuar për qytetarët shqiptar mirëqenie, punësim, shërbimet që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare të BE-së. Objektivat më madhore të qeverisë së integrimit europian janë konsolidimi i rritjes së shpejtë ekonomike, rritja e kompetivitetit të ekonomisë sonë. Shqipëria lider në rajon për thithjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj, stabiliteti makroekonomik do të jetë një nga objektivat më madhore të qeverisë sonë, por një publik do zbresë në fund të këtij mandati në 50%. Inflacioni do të jetë i kontrolluar në vlerat jo më shumë se 3%, sikundër deficiti buxhetor do zbresë në 3%.”
Janë rreth 12 miliard euro që kanë për të shkuar në fushën energjetike për ta bërë Shqipërinë një superfuqi energjetike në rajon.
Sali Berisha: “Ne zotohemi të bëjmë çdo përpjekje për të shfrytëzuar të gjitha punimet energjetike, nga ato ujore, tek nafta, qymyr dhe burimet nukleare, që ky vend në një pozicion strategjik-gjeografik të shtrohet duke ruajtur standardet më të larta mjedisore në një vend kryesor prodhimi dhe eksporti të energjisë elektrike. Kaskadën e Devollit, projektin më të madh energjetik ujor në Europë, por janë gati për tu paraqitur në treg kaskada e Vjosës, Osumit, Shkumbinit, Matit, Skavicës, degët e Drinit, parqet e mëdha ujore publike të Lezhës, Karaburunit, paraqet energjetike të Porto Romanos dhe Lezhës.”
Varfëria mbetet një plagë për të gjithë Shqipërinë ka deklaruar kreu i qeverisë edhe pse në këto katër vite janë arritur të nxirren nga varfëria ekstreme 400 mijë familje, ajo sërish mbetet një shqetësim.
Sali Berisha: “Qeveria ime është e vendosur të veprojë në mënyrën më energjike, më efikase për të nxjerrë nga mjerimi çdo shqiptar, çdo familje shqiptare. Qeveria e Integrimit Europian është e vendosur të konsolidojë në Shqipëri standardet Europiane të shtetit social. Ne angazhohemi se duke ruajtur standardet më liberale të ekonomisë së tregut, do thellojë gjithnjë e më shumë frymën sociale të qeverisë sonë, luftën e pa mëshirë kundrejt një … njërit prej dy armiqve më kryesor të njeriut të lirë varfërisë.”
Përsa i përket arsimit dhe shëndetësisë kryeministri Berisha, ka deklaruar se reformat vazhdojnë madje dhe rrogat e arsimtarëve dhe të mjekëve do të rriten duke kaluar 6 vende të BE-së.
Sali Berisha: “Në programin tonë 4 vjeçar, reforma të thella dhe të gjithanshme do ti nënshtrohen sistemi arsimor i të gjitha cikleve, me qëllimin kryesor standardet më të mira të shkollimit për fëmijët tanë. Në këtë kontest brenda këtij mandati buxheti për arsimin nga sektori publik dhe privat do të arrijë në 7% të prodhimi të brendshëm, kurse ai i sektorit publik në 6% të prodhimit të brendshëm. Lufta me zero tolerancë kundër analfabetizmit do të jetë alfa e të gjitha përpjekjeve tona në reformën e sistemit arsimor do rriten për të parakaluar në fund të mandatit 6 vendeve anëtare të BE-së. Këto rritet me 60% buxheti i shëndetësisë, do reformohet tërësisht sistemi i menaxhimit dhe financimi i shërbimit shëndetësor, do vazhdojmë rritjen e madhe të rrogave të mjekëve dhe infermierëve duke parakaluar 6 vende anëtare të BE-s. Në spitalet tona do instalohen teknologjitë më moderne dhe laboratorët më moderne.”…/tvklan.al
Gazetar: Eno Luarasi