Nuk e ka fshehur sërish faktin se takimet me të rinjtë janë pjesa më e bukur e agjendës së tij të ngjeshur politike në këtë prag zgjedhjesh.
Për këtë kryeministri Sali Berisha është gjendur sërish mes të rinjve në një ambient të elektrizuar nga muzika edhe thirrjet për fitore.
Aty ku sigurisht mungon kravata, fjalimi i rastit, por flitet spontanisht për projektet e reja për zbatim të qeverisë demokratike.
Kryeministri Sali Berisha jo për herë të parë e ka deklaruar se të rinjtë janë prioritet i demokratëve, një dëshmi e hedhur edhe në programin e ri qeverisës.
Arsimimi me standardet më të mira ndërkombëtare, lëvizja e lirë pa viza, mundësi studimi si brenda dhe jashtë vendit janë vetëm disa nga projektet për zbatim.
Në një fjalim të shkurtër të tij përpara të rinjve demokratë në qytetin e Durrësit kryetari i qeverisë i falënderoi ata për mbështetjen dhe shpirtin entuziast që po i dhurojnë fushatës.
Kjo për kryeministrin është dëshmia më e qartë e fitores së sigurt në 28 Qershor./tvklan.al