Kryeministri Fatos Nano ka vazhduar fushatën elektorale në Shkodër për të kërkuar votat për kandidatin socaialist Gjergj Leqeza për këtë bashki. Ndihma ekonomike e bashkisë për Shkodrën kap një fond prej rreth 700 milionë lekësh çdo vit, çdo familje në nevojë përfiton sot 45 % më shumë pagesë krahasuar me regjimin e Berishës ,tha kryeministri Nano.

Fatos Nano: “Berisha dhe njerëzit e tij bredhin anë e kënd Shqipërisë të sigurt se janë larg pushtetit, por lypin vota duke u lutur, mos na harroni, po motrra e vëllezër, bashkohemi dhe ne në lutjen e tyre, mos i harroni sepse Shqipërisë mezi ja shëruam plagët e 97-ës, por nuk është shëruar ende shpirti i nënave që humbën djemtë ngaqë Berisha dhe njerëzit e tij nuk kanë mundur të korigjohen, nuk rrespektuan vendimin tuaj, votën e lirë të Shqiptarëve që i largojë përfundimisht nga pushteti”.

Më pas kryeministri Fatos Nano ka vazhduar gjatë pasdites takimet elektorale edhe në Lezhë, ndërësa për furnizimin me energji elektrike janë investuar për 3 vitet e fundit më shumë se 1 milionë dollarë. Kryeministri Fatos Nano theksoj se investimet e kryera në nivel komunash në qytetin e Shkodrës për 3 vitet e fundit janë 5 herë më shumë se sa investimet e kryera gjatë regjimit të Berishës./tvklan.al