Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Familjarisht në votime me gruan dhe babanë. Këtë herë kryeministri është shoqëruar edhe nga i ati Thanas Nano, në qendrën e votimit pranë shtëpisë së tij të re, në shkollën “Dora D’Istria”. Në Qendrën e Votimit 1979 nuk është pritur radha, por është liruar ajo për tre pjesëtarët e familjes së kryeministrit.

Kryeministri Fatos Nano:- “Asgjë përveç një interpretimi të vërtetë të kësaj dite të bukur, në një vend normal që zhvillohet, me njerëz të qetë dhe të sigurt për të vendosur për vetveten. Gëzuar të gjithëve!

Ajo që është kujdesur për gjithçka për vjehrrin e moshuar ishte Xhoana, e cila e ka shoqëruar deri në dalje e më pas në makinën e kryeministrit. Drejtimin e së cilës në kthim e ka marrë vetë ai./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti