Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Ilir Meta:- “Të jeni të sigurt se edhe në rast se afirmohet fitorja e zotit Berluskoni, marrëdhëniet me Italinë do të jenë akoma dhe më të mira se sa janë sot. Me këtë rast dua t’i ftojë të gjithë politikanët shqiptarë, që të mos i mashtrojnë militantët e tyre, me trafikantë si puna e zotit trafikant etj, për arsye sepse interesat e vendeve të Bashkimit Europian, të SHBA dhe gjithë shteteve të tjera që punojnë për një Europë Juglindore të stabilizuar, nuk mbështeten në marrëdhënie të karakterit ideologjikë, apo marrëdhënie të karakterit personal, por mbështeten në interesat afatgjata për stabilitetin e këtij rajoni. Prandaj, cilido që dëshiron që të fitojë mbështetjen ndërkombëtar, duhet të tregojë vullnet për të punuar për stabilitetin e vendit./tvklan.al