Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri kryeministri islandez, Geir Haarder.
I shoqëruar nga Ministri i Turizmit, Ylli Pango, ka vizituar muzeun arkeologjik të Durrësit dhe amfiteatrin antik, ku është njohur nga afër me historinë dhe resurset turistike të qytetit bregdetar.
I mrekulluar nga mikpritja ajo çka ka parë numri një i qeverisë islandeze tha se do të jetë në prioritetin e tij çdolloj bashkëpunimi turistik dhe kulturor mes dy vendeve, fakt që është konfirmuar dhe nga Ministri shqiptar i Turizmit, Ylli Pango.
Ylli Pango: “Këtë vit ne kemi pasur një bum turistik të jashtëzakonshëm. Sapo i thashë kryeministrit që është i mirëpritur ai dhe bashkëpunëtorët e tij që ne të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë fushë”.
Geir Haarder: “Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të forcuar lidhjet dhe marrëdhëniet e Islandës me Shqipërinë. Kemi gjetur disa mundësi bashkëpunimi për të ardhmen.”
Sipas dy personaliteteve marrëdhëniet në fushën e biznesit mes Shqipërisë dhe Islandës kanë mundësi të zgjerohen edhe më shumë.
Vizita e kryeministrit Haarder vijoi me një drekë në qytetin bregdetar, ndërkohë që agjenda treditore e qëndrimit të tij në Shqipëri do të vijojë ditën e nesërme me të tjera takime./tvklan.al