Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pandeli Majko Kryeministër i Republikës së Shqipërisë nesër do të shkoj në Prishtinë për një vizitë dy ditore i ftuar nga holologu i tij Hashim Thaçi. Kjo është vizita e parë e një kryeminsitri shqiptar në Kosovë që nga viti i mbrapsht 1913. Ai do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të Kosovës, që marrin pjesë aktive në procesin e ndërtimit të paqes në krahinën e rrënuar nga lufta.

Behët e ditur se Majko do të ketë takime edhe me përfaqësues të nivelit të lartë me përfaqësuesit e KFOR, me drejtuesit civil të administratës ndërkombëtare të instaluar në Kosovë etj. Thaçi prej kohësh i ka ftuar drejtuesit e shtetit amë, të cilët mesa duket e kanë gjetur momentin e përshtatshëm për të treguar një unitet mes mendimit dhe veprimit për çështjen Kombëtare. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptarë gjithmonë kanë deklaruar se janë kundër ndarjes së Kosovës.

Vizaita e Majkos bëhet në një kohë kur në Prishtinë është kthyer përfundimisht dhe lideri i LDK Ibrahim Rugova. Vizita e Majkos mund të ndihmoj në afrimin e pozicioneve mes Thaçit dhe Rugovës për të ardhmen e Kosovës. Ndërkohë bëhet e ditur se trupat e KFOR kanë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 78 persona për vepra të ndryshme penale./tvklan.al