Sot Kryeministri Majko bashkë me Ministrat Poçi e Angjeli kontrolluan pjesën e autostradës së Veriut,e vlerësuar maksimalisht nga qeveria shqiptare si një autostradë prioritare e strategjike pasi siç dihet kjo autostradë lidh Durrësin me Veriun.

Duke u ndaluar në pjesët e pambaruara të saj për arsye të bllokimeve të punimeve nga privatët, në bisedat që ai pati me drejtuesit lokalë dhe titullarë të firmave që ndërtojnë këtë rrugë, porositi prerë që pronarëve mbi bazën e ligjit të Qeverisë, tu kompensohet menjëherë me para në dorë prona e tyre, e cila pengon ecurinë e punimeve për përfundimin e segmentit Fushë Krujë-Milot.

Duke theksuar se këto pengesa nuk bllokojnë vetëm firmat ndërtuese por shtetin dhe shteti do të ndërhyjë me forcë për zhbllokimin dhe rifillimin e punimeve. Ai bëri vërejtje të shumta për teknologjinë dhe cilësinë e punimeve duke theksuar se vënia para përgjegjësive financiare e ligjore e drejtuesve të këtyre firmave është hapi i parë i kërkesës së llogarisë së shtetit shqiptar. /tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko