Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta, ministrat Poçi e Angjeli, Guvernatori i Bankës Cani, Prokurori i Përgjithshëm Rakipi, si dhe shefi i SHIK-ut Klosi so të japin shpjegime në parlament mbi skandalin e fundit të zhdukjes së një pjese të thesarit të shtetit nga tunelet e Krrabës.

Grupi parlamentar socialist ka vendosur sot që zyrtarët e lartë të shtetit gjatë javës së ardhshme të thirren nëpër komisionet parlamentare dhe në interpelancë para deputetëve. Socialistët kanë pranuar në parim idenë e hedhur nga opozita për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të hetoj mbi skandalin e vjedhjes së thesarit, pë ti paraqitur prokurorisë faktet konkrete./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame