Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Meta ka vizituar sot Durrësin dhe Elbasanin, ku ka premtuar më shumë investime për këto qytete. Gjatë një takimi me prefektin e Durrësit dhe në bashkinë e këtij qyteti, Meta tha, se në fillim të verës Durrësi dhe Tirana, do të lidhen përfundimisht me autostradën e re, e cila pritet të përfundojë në fund të verës. Autoritet lokale nënvizuan problemet më emergjente, si përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm, rrjeti i kanalizimeve etj. Kryeministri tha, se për të gjitha këto probleme, angazhimi i qeverisë do të jetë i plotë, ku do të ketë edhe fonde shtesë.
Më pas kryeministri i shoqëruar edhe nga disa ministra të kabinetit ka mbërritur në Elbasan. Gjatë takimeve me drejtuesit lokal, kryeministri tha, se qeveria do të japë për Elbasanin, një fond shtesë prej 55 milion lekësh për investime në infrastrukturën rrugore dhe kanalizimet. Gjatë vizitës në Elbasan, kryeministri Meta ka vizituar fabrikat e privatizuara si uzinën e çelikut Kurum, atë të ferrokromit Darfo, si dhe fabrikën e çimentos Siament./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego