Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Albtelecom dhe ARMO, dy strategjikët e telekomunikacionit dhe naftës, përgatiten për privatizim. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur legjislacionin për të hedhur në treg këto kompani.
Fatos Nano: “Në këtë konferencë do të vijë, ministri e anoncoi këtë lajm të mirë, për t’u paraqitur paketa e fundit e akteve nënligjore, për privatizimin e Albtelecom dhe të ARMO-s. Shumë të rëndësishme në tregun e komunikacionit dhe në përpunim karburantesh dhe kjo paketë ligjore, kemi shënuar të integrojmë praktikat më të mira, që po përfaqësojmë, por dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.
Anastas Angjeli: “Prioriteti i qeverisë shqiptare është procesi i privatizimit të sektorëve strategjikë, proces ky që po i nënshtrohet një diskutimi të gjerë dhe transparent me publikun”.
Kryeministri i pranishëm në konferencën mbi privatizimet në Sarandë, u deklarua për herë të parë pas polemikave mbi tregun e telekomunikacioneve, duke e quajtur atë zonë të errët dhe të rrëshqitshme.
Fatos Nano: “Por besoj nuk jemi këtu për të administruar sot dhe nesër gjithë problematikën e marrëdhënieve midis telefonisë fikse dhe telefonisë mobile. Jemi koshientë për zonat e errësirës, që po dalin në dritë edhe falë debatit që po nxit opozita”.
Konferenca mbi privatizimet hapi debatin publik mbi privatizimet, ku pritet të thithen ide dhe alternativa për privatizime sa më të suksesshme. Aktualisht po përgatiten për privatizim sektorët e telekomunikacioneve, naftës, ujësjellësat dhe infrastruktura portale./tvklan.al