Lajme Arkiva 2003
Fatos Nano: Alo! Përshëndetje Mariglen! Të uroj gjithë të mirat dhe veçanërisht të përgëzoj që nuk ke ndërprerë asnjë ditë shërbimi. Familja është e qetë ashtu si qeveria. Të përgëzoj!
Ka qenë kjo biseda telefonike që kryeministri Nano ka zhvilluar me ushtarin komando i cili pak ditë më parë u plagos gjatë kryerjes së shërbimit në Irak. Nëno këtë bisedim telefonik me Mariglen Lekën, por dhe me majorin e 70 komandove shqiptare me mision ushtarak në Irak e ka zhvilluar nga reparti i trupave komando në Zallherë ku ka kryer gjatë paradites një vizitë inspektimi së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko.
Fatos Nano: Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në krahë të forcave aleate gjermane e turke në Bosnjë e Afganistan si edhe në krahë të aleatëve të mëdhenj amerikan si në Irak. Ne jemi në krah të tyre edhe për të demonstruar që nuk jemi vetëm konsumatorë të sigurisë dhe të paqes, por edhe mbështetës gjenerues të sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë si edhe kontribues në përballimin e sfidave të vështira të tranzicionit edhe për popuj të tjerë nga diktatura në liri dhe demokraci.
Nano dhe Majko kanë marrë pjesë gjatë një sërë fazash stërvitore të komandove të Zallherit. Kjo vizitë e kryeministrit në repartin ushtarak të forcave komando të Zallherit bëhet vetëm disa ditë përpara nisjes së komandove të reja në Irak. 71 trupa komando të reja do të zëvendësojnë në shtator komandot që kryejnë prej 6 muajsh shërbimin paqeruajtës përkrah forcave aleate.
Gazetarja: Vetëm pas një muaji ju do të niseni në Irak për të zëvendësuar trupat komando që ndodhen atje, si ndiheni?
Ushtari: Tani ai emocioni negativ që mund të ekzistoj te çdo kush ekziston dhe te unë personalisht por nuk është në atë shkallë që mund ta mendojë dikush duke parë edhe terrenin apo zonën ku ne do të shkojmë.
Ushtari: Jemi pak të emocionuar, frikë s’kemi aspak. Incidentet ndodhin. Nuk i dihet kujt i ndodhin,mund të na ndodhë edhe ne, jemi të përgatitur për këto gjëra, por frika nuk ekziston fare./tvklan.al